Një javë nga takimi Kurti-Vuçiç, sot kryeministri i Kosovës flet për dialogun me Serbinë

schedule08:29 - 24 Gusht, 2022

schedule 08:29 - 24 Gusht, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të flasë dot për dialogun që zhvilloi një javë më parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Kështu ka paralajmëruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Qeveria mban mbledhjen e radhës sot në orën 11:00 dhe në fillim të saj është planifikuar që Kurti të flasë për takimin me Vuçiçin.

Lexo edhe: Escobar dhe Lajçak takojnë sot liderët e opozitës në Kosovë

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, ka thënë Kryeziu.

Vuçiç të dielën dha versionin e tij për takimin, ndërsa Kurti deri tani nuk ka dhënë asnjë informacion.

Sipas Vuçiçit, Kurti kishte shtruar 6 pikat e tij për marrëveshjen përfundimtare, ndërsa tha se për targat kishte refuzuar kthimin e atyre me “KS” në vend të “RKS”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!