Zgjedhjet për PE në Greqi fitohen nga opozita, Micotaqis kërkon dorëheqjen e Cipras

schedule08:15 - 27 Maj, 2019

schedule 08:15 - 27 Maj, 2019

Në Greqi numërimi i votave për Parlamentin Europian, nxorri fituese partinë Demokracia e Re. Kjo ka bërë që mbrëmjen e së dielës lideri i partisë Demokracia e re të kërkojë dorëheqjen e Ciprasit dhe njëherësh edhe zgjedhje të parakohshme. Përballë kësaj kërkese ka reaguar menjëherë kryeministri aktual i Greqisë, i cili ka deklaruar se të dielën e ardhshme do të kërkojë nga Presidenti i Republikës shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Ditët e fundit, kryeministri Tsipras u bëri thirrje qytetarëve që në këto zgjedhje t’i japin votëbesim qeverisë së tij. “Nëse nuk marr votëbesimin që kërkova, atëherë çdo gjë është e hapur”, deklaroi kryeministri në intervistën e tij të fundit para këtyre zgjedhjeve, duke paralajmëruar kështu shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë, në vend u votua edhe për pushtetin lokal. Të dyja proceset konsiderohen një moment kyç për komunitetin shqiptar në Greqi, pasi janë më shumë se 30 kandidatë shqiptarë që kandidojnë në lista të partive dhe koalicioneve vendore, duke pretenduar një vend në Parlamentin Europian, në këshillat bashkiakë, apo këshillat e administratave rajonale. Përfshirja e tyre shpjegohet me faktin se më shumë se 100 mijë qytetarë shqiptarë që morën vitet e fundit nënshtetësinë greke ushtruan për herë të parë të drejtën e votës. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!