VIDEO/ Milionerit tentojnë t’i vjedhin orën në trafik, momenti kur autori godet xhamin e makinës luksoze

schedule12:10 - 23 Gusht, 2022

schedule 12:10 - 23 Gusht, 2022

Një tentativë e dështuar për grabitje ka ndodhur në radhët e trafikut në qendër të Londrës.

Një hajdut motoçiklist i veshur me uniformën e një kompanie shpërndarjeje ka trokitur dhe ka tentuar të thyejë me çekiç xhamin e makinës Bugatti Chiron (me vlerë 3.500.000 euro), duke tentuar të vjedhë Rolex-in nga dora e shoferit. Xhami i sigurisë së Bugatti Chiron prej 3.5 milionë eurosh shpëtoi shoferin Abdullah F. Al Basman.

Tentativa për grabitje u filmua dhe tregon motoçiklistin duke dështuar dhe më pas duke u larguar.

“Playboy” nga Kuvajti, i njohur për postimin e fotove të tij në internet, me makinat e tij sportive dhe orët e shtrenjta, u vu në shënjestër gjatë lëvizjes në qendër të Londrës. Ai kishte vendosur një Rolex Daytona Platinum, me vlerë 130,000 euro.

Grabitja u dëshmua dhe u filmua nga kalimtarët në Park Lane të Londrës pranë Hyde Park Corner, Mayfair. Në video, grabitësi i mundshëm shihet duke goditur makinën disa herë para se të largohet me shpejtësi. Një person tjetër me motor tjetër ishte me hajdutin teksa largohen nga skena. Policia beson se ky incident është i lidhur me sulmin ndaj një burri tjetër rreth të 40-tave, të cilit iu vodh ora në Mayfair në të njëjtën ditë.

Shoferi thuhet se ishte i armatosur dhe më e keqja mund të kishte ndodhur për personin që tentoi t’i grabiste orën. /abcnews.al