Ajo do të festojë 90 vjetorin e lindjes në vetëm pak muaj. Por Joan Collins shprehet se ende e sheh veten si një 40 vjeçare. Në një intervistë të re, aktorja 89-vjeçare pohoi se mosha është e parëndësishme pasi fokusi i saj qëndron tek mënyra se si ajo ‘duket, ndihet dhe sillet’.
“Brezi i nënës sime nuk e bëri kurrë këtë. Por ju e dini, njerëzit më kanë quajtur një grua e moshuar që kur isha 38 vjeç.”, tha aktorja për revistën Saga. “Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme nuk është mosha, por mënyra se si dukeni, ndjeheni dhe silleni.”, shtoi më tej ylli hollivudian.
Ajo do të festojë 20 vjetorin e martesës me Percy Gibson, 57 vjeç, më vonë dhe u shpreh se sa me fat është që ka producentin në jetën e saj. “Ai kujdeset për gjithçka. Ai kujdeset për fëmijët e mi dhe financat tona. Është dashuria e jetës sime. Është një martesë dhe një marrëdhënie e shkëlqyer.”, tha ajo.
/abcnews.al