Cardi B i është kundërpërgjigjur lojtarit të MMA-së, Jake Shields pasi tha se reperja është një shembull i keq për vajzat. Reperja reagoi pas një postimi që bëri Shields teksa mbronte influencuesin Andrew Tate pas ndalimit të tij nga faqet e mediave sociale, përfshirë Instagram dhe Facebook.
“Njerëzit janë të mërzitur për djemtë e rinj që kërkojnë Andrew Tate, por krejtësisht mirë me vajzat e reja që shikojnë Cardi B dhe Kardashians. Mesazhi kryesor i Tate është të ndaloni së qeni dembel dhe të justifikoheni por të ngriheni, të punoni dhe të fitoni para“, shkroi ai duke shtuar:
Por për Cardi është të drogoheni, të shkoni me burra dhe të kaloni jetën si një budalla i vdekur”. Cardi u përgjigj duke thënë se ajo është një nënë e martuar, me dy fëmijë që nuk merr drogë. “Unë jam e martuar, nuk marr drogë, nuk pi pilula. Unë jam nënë e 2 fëmijëve dhe bëj shumë punë bamirësie…
Por hej më lejoni të përfshij Cardin në të për të mbrojtur një njeri që mbron mizogjininë dhe përdhunimin’.” Ylli i ‘Bodak Yellow’ e ka fshirë mesazhin pasi e ka postuar. Reperja 29-vjeçare është e martuar me muzikantin Offset dhe është nënë e vajzës Kulture, katër vjeç dhe djalit Wave, i cili lindi në shtator 2021.
Meta, kompania që qëndron pas Facebook dhe Instagram, konfirmoi më parë se Tate i ishte bllokuar llogaria për shkelje të rregullave rreth gjuhës së urrejtjes, ndërsa TikTok e ka ndaluar përgjithmonë nga platforma. /abcnews.al