Rusi “tradhtoi” ushtarët, Ukraina i gjurmon falë tij

schedule10:07 - 23 Gusht, 2022

schedule 10:07 - 23 Gusht, 2022

Ukraina mund t’u ketë kërkuar turistëve rusë të largohen nga Krimea një javë më parë, por tani po falënderon njërin prej tyre për ndihmën. Mesa duket pa dashje, duke  gjetur në këtë mënyrë vendndodhjen e një grupi të mbrojtjes ajrore S-400 në gadishull.

“Ndoshta ishim pak të ashpër me turistët rusë, por  ky njeri na ndihmoi vërtet,” tha ministria e mbrojtjes e Ukrainës në një postim në Twitter.

Mesazhi shoqërohet me një foto të një burri me rroba banje duke pozuar para kamerës në një plazh të Krimesë në sfond me sistemet raketore ruse S-400.

Fotoja u postua në faqen e rrjetit social Vkontakte – ekuivalenti rus i Facebook së bashku me mbishkrimin, i cili lejoi forcat e armatosura ukrainase të gjenin vendndodhjen e S-400 pranë qytetit të Krimesë të Yevpatoriya.

“Faleminderit dhe vazhdoni punën e mirë!”, shtoi me sarkazëm Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës duke iu drejtuar turistit rus të paidentifikuar.

Mbetet e paqartë se çfarë ndodhi me grupin rus S-400, zbulimi i të cilit vjen pas një sërë shpërthimesh të fundit në Krime në bazat ajrore ruse dhe depot e municioneve që i atribuohen Ukrainës.

Një “forcë rezistence” në Krime që punon me forcat speciale ukrainase ishte përgjegjëse për shpërthimet, tha gjatë fundjavës ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

/abcnews.al