Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se Rusia pritet të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim, shkruan The Guardian.
Komuniteti i inteligjencës amerikane deklasifikoi të hënën një zbulim që përcaktonte se Rusia do të synonte gjithnjë e më shumë infrastrukturën civile ukrainase, sipas një zyrtari amerikan. Zyrtari nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht në lidhje me zbulimin dhe foli në kushte anonimiteti, sipas Associated Press.
Inteligjenca amerikane u bëri thirrje gjithashtu qytetarëve amerikanë që janë ende në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi.
“Nëse dëgjoni një shpërthim të fortë ose nëse aktivizohen sirenat, kërkoni menjëherë mbrojtje”.
“Nëse jeni në një shtëpi ose një ndërtesë, shkoni në nivelin më të ulët të strukturës me më pak mure, dritare; mbyllni çdo derë dhe uluni pranë një muri të brendshëm, larg çdo dritareje apo dere,” tha Departamenti i Shtetit.
/abcnews.al

