Dybala zgjodhi Romën, Cassano: Klubet më të mira nuk e donin as për pankinë, nuk është një fenomen

schedule17:10 - 22 Gusht, 2022

schedule 17:10 - 22 Gusht, 2022

Paulo Dybala u largua nga Juventusi në fund të sezonit, teksa gjatë kësaj merkatoje zgjodhi të kalojë te Roma, me tifozët që i bënë një pritje madhështore sulmuesit argjentinas.

Në lidhje me këtë kalim të argjentinasit te verdhekuqtë ka folur në një intervistë për “Bobo TV” ish-sulmuesi i Romës, Antonio Cassano.

Ish-lojtari i njohur nuk e konsideron Dybalan një futbollist të nivelit të lartë, ndërsa ka theksuar se klubet e mëdha nuk e konsideruan as për pankinën.

“Nëse je një lojtar i fortë dhe je 29 vjeç, Juventusi nuk do të të nxjerrë jashtë skuadrës. 4-5 klubet më të forta nuk e konsideruan as për të forcuar pankinën. Interi e kontaktoi atë, më pas nënshkroi Lukakun dhe i tha Dybala “Shko në shtëpi”. Me gjithë respektin, ai u transferua te Roma.

E kam thënë që në ditët e paraqitjeve të tij për Palermon që nuk është fenomen. Pse asnjë skuadër e lartë nuk e donte atë, të paktën Arsenali apo Manchester United? Interi nuk u interesua kurrë për të.Dybala përfundimisht u transferua në një ekip, i cili u rendit i gjashti dhe nuk do të fitojë aspak para astronomike,” ka theksuar Cassano në Bobo TV. /f.a/abcnews.al