Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë në një konferencë për mediat, pas incidentit që ndodhi në 20 gusht në uzinën e Gramshit.
Peleshi tha se në këtë rast nuk ka pasur cenim të sigurisë kombëtare, por është shkelur rregullorja.
Ministri tha gjithashtu se çdo javë katuristë që tentojnë t’i afrohen apo të fotografojnë objekte të vjetra, teksa shtoi se shtetasit rusë dhe ai ukrainas nuk kishin marrë leje për të hyrë në uzinën e Gramshit.“Fakti që objekti është i deklasifikuar, këkron leje për të hyrë. Me leje këto zona mund të vizitohen. Në këtë kuptom nuk përbën cenim të sigurië kombëtare, por përbën shkelje të rregullores tonë. Kemi ushtrim dhune ndaj dy personave që ruanin objektin.
Kemi qindra prona në gjithë Shqipërinë, pa aktivitet megjithatë ka gjëra që kanë vlera material e duhen ruajtur. Kemi çdo javë informacione për turistë që tentojnë të fotografojnë dhe t’u afrohen objekteve të vjetra.
Në këtë rast kemi dhunë ndaj personelisht, minimalisht. Maksimalisht nuk më lëjohet të aludojë, as ju nuk ju lejohet. Para pak kohësh ne kishim një sulm kibernetikTë gjitha ngjarjet ne i shohim në mënyrë të lidhur.
Nuk na rezulton që këta shtetas të kenë marrë leje. Por le të presim zbardhjen e ngjarjes dhe hetimin e plotë.
Agjencia e Inteligjencës kryen aktivitetin në varësinë e ministrit të Mbrojtjes. Vazhdimisht ne mbledhim informacione që analizohen, dhe sinjalizohet ministrri, kryeministri dhe presidenti. Nuk mund të informoj për ngjrje të tilla tani, por nuk duhet të interpretohet se diçka po ndodh dhe po mbahet e fshehtë”, tha Peleshi.