Robert Lewandowski gjeti golat e parë me Barcelonën. Sulmuesi polak festoi dy herë në suksesin 1-4 ndaj Real Sociedad, teksa u shpreh shumë i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.
“Goli i parë që shënoj me skuadër të re shkon gjithmonë për babanë tim, i cili më shikon dhe më ndjek nga qielli. Ishte e pabesueshme, jam shumë i lumtur dhe krenar për skuadrën.
Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë dhe ia dolëm të shënojmë katër gola në total”, deklaroi 34-vjeçari, kapiteni i kombëtares polake.