Rrjedhin mediat e Vuçiçit, haluçinacione mbi shqiptarë e çeçenë që gjoja do të sulmojnë serbët

schedule09:48 - 22 Gusht, 2022

schedule 09:48 - 22 Gusht, 2022

Mediat në Beograd të kontrolluara nga qeveria vijojnë propagandën e presidentit Aleksandër Vuçiç. Të gjitha faqet e para të gazetave janë hapur këtë të hënë me deklaratën e Vuçiç se në Kosovë janë strehuar çeçenë dhe këta të fundit sulmojnë serbët në veri.

“Një grup separatistësh kaukazianë, kundërshtarë të presidentit të Republikës Ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, po qëndronin në veri të Kosovës.

Ata ishin aty me dy qëllime: angazhimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në konfliktin ruso-ukrainas dhe eliminimin e serbëve të armatosur në veri të Kosovës. Është regjistruar qëndrimi i një grupi të përbërë nga Ahmed Ruslanoviç Bakajev dhe Idriz Azarsanov”, deklaroi Vuçiç një ditë më parë.

Vuçiç nuk i mbështeti në asnjë fakt ato që pohoi, ndërsa sot të gjitha mediat kanë pasqyruar deklaratën e tij propagandistike. Në lidhje me lajme të tilla, që u publikuan fillimisht nga B92, platfotma Twitter paralajmëroi përdoruesit e vet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!