Kanë dalë pamjet e momentit kur tre të huajt, tentojnë t’i shpëtojnë arrestimit të policisë në Gramsh, pasi u kapën duke u përpjekur të hynin në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.
Në pamje duket se mjeti “Chevrolet’” , me të cilin tentojnë të largohen spiunët e dyshuar ecën me shpejtësi dhe tenton që t’i largohet policisë.
Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare dje pas incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Në momentin që njëri prej tyre tentoi të futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë atë ka ndodhur dhe një përplasje me rojet ushtarake.
Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ndërkohë dyshimet janë se tre të huajt mund të jenë agjentë.
Megjithatë ata pretendojnë te jenë blogerë, që udhëtojnë nëpër botë dhe fotografojnë baza ushtarake të braktisura./abcnews.al/