Elbasan, homazhe për oficerin që u aksidenua me gruan në Rumani

schedule13:46 - 26 Maj, 2019

schedule 13:46 - 26 Maj, 2019

Në Elbasan janë zhvilluar homazhe në nderim Ervin Mirakut, oficerit të lartë të Policisë së Shtetit që humbi jetën në një aksident tragjik në Rumani. Djali i dy mësuesve të nderuar elbasanas Platon dhe Nexhmije Mirakut humbi jetën në një aksident tragjik në Rumani ndërsa kthehej nga ditëlindja e bashkëshortes së tij.

Të pranishëm ishin miqtë, të afërm, familjarë, drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga Garda e Republikës, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë. Kurora u vendosën edhe nga ambasada e Rumanisë dhe shumë institucione të tjera.

Ai ishte me detyrë Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC). Ngjarja tragjike u regjistrua në rrugën kombëtare Brâncoveneşti- Suseni, ku mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!