Shpërndante kokainë për klientët, pranga pronarit të një lokali nate

schedule13:24 - 26 Maj, 2019

schedule 13:24 - 26 Maj, 2019

Pronari i një lokali nate në Tiranë është arrestuar në flagrancë këtë fundjavë, pasi shpërndante kolainë në lokal për klientët.

Sipas njoftimit të policisë, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit që ndodhet në Kamëz, me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I,  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  gjetën në banak  të fshehura  11 doza të dyshuara me  lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.

Pronari 45 vjeçar banues në Kamëz është arrestuar  në flagrancë për veprat  penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”,

Po sipas njoftimit të policisë, ai kishte qenë u dënuar më parë  për veprën penale të  “Mashtrimit”.

Dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë  u proceduan penalisht për veprën penale  “Moskallëzim krimi”. /ABC news Albania 24/7