Partizani ka mposhtur në “frymën” e fundit Egnatian në javën e parë të Superligës.
Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të të ndeshjes me anë të Camajt.
Me rezultatin 0-1 do të mbyllej pjesa e parë,.
Ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë të kuqtë kanë arritur të barazojnë shifrat me anë të Hotit, i cili shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërsa heroi i takimit u bë Skuka i cili shënoi në fund të ndeshjes edhe golin e fitores për ekipin e Partizanit.
/Abcnews.al/