Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përfundon në kanal një automjet në Lezhë

schedule19:06 - 20 Gusht, 2022

schedule 19:06 - 20 Gusht, 2022

Një autoveturë tip mercedez ka rënë në një kanal në lagjen e tropojanëve përgjatë rrugës dytësore Shëngjin- Superstradë. Për pasoje drejtuesja e mjetit dhe tre pasagjerë të saj janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se automjeti ku udhëtonin vajzat doli nga rruga pasi u përball me një autoveture tjetër në një kthesë dhe për të shmangur përplasjen ka devijuar, por s’ka mundur ta mbaje nën kontroll mjetin dhe ka përfunduar në kanal.



Persona të rastësishem ndihmuan të plagosurit për të dalë nga makina që po mbushej me ujë dhe njoftuan ambulancat dhe policinë për ngjarjen. Kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!