EMRI/ Tentoi të vriste bashkatdhetarin, ekstradohet drejt Italisë 29-vjeçari i arrestuar në Lezhë

schedule14:28 - 20 Gusht, 2022

schedule 14:28 - 20 Gusht, 2022

Agustin Markvukaj, i arrestuar më 10 mars 2022 në Lezhë është ekstraduar drejt Italisë mbrëmjen e djeshme.

Markvukaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

29-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj bashkatdhetarit të tij IZ, 19 vjeç, shkruan il giorno. 

Plagosja e 19-vjeçarit ndodhi më 19 shkurt në zonën e Urës së Mbuluar në Pavia .

Pas të shtënave ai u arratis në Shqipëri, ku dhe më pas u arrestua në Lezhë.

Duke udhëtuar me autobus ai kaloi kufirin më 21 shkurt.

Tani Markvukaj ka mbërritur në Itali në pritje të gjykimit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!