Hapet tenderi, KESH blen 7.6 milion euro energji vetëm për fundjavën

schedule16:02 - 19 Gusht, 2022

schedule 16:02 - 19 Gusht, 2022

Nga Erblina Mile 

7.6 milion euro  i ka kushtuar Korporatës Elektroenergjitke blerja e energjisë elektrike vetëm për fundjavën. KESH ka mbyllur procedurën e blerjes së energjisë për periudhën 20-21 gusht duke e siguruar atë me një çmim mesatar prej 487,75 euro.

Për të plotësuar nevojat e vendit për furnizim me energji  vetëm për fundjavën është blerë 15,624 mwh. Në bursa çmimi i energjisë ka arritur nivele rekord duke tejkaluar nivelin prej 500 euro mwh  në disa orare piku. Pak ditë më parë Korporata Elektroenergjitike anuloi procedurën për blerjen e energjisë   duke plotësuar nevojat e vendit me energji nga prodhimi vendas.

Por rënia e nivelit në Fierzë dhe thatësira e tejzgjatur duket se ka detyruar KESH që të hapë tender për të siguruar energji edhe për periudhën 22-28 gusht.

Në total për  këtë javë kërkohet 47mije e 600 MwH energji. Që prej disa ditëve ministrja e energjisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në rrjete sociale për të kursyer energji. Për shkak të çmimeve të larta i bëhet thirrje qytetarëve që të  shpenzojnë sa më pak energji elektrike.  /abcnews.al