Vasil Shkurtaj do të vazhdojë të luajë në Superiore, pasi ka nënshkruar me klubin e Laçit që vjet doli nënkampion. Klubi kurbinas ka dalë me njoftim.
“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Vasil Shkurtaj, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Kukësit pas një eksperience në Kinë.
Sulmuesi vlonjat më parë ka luajtur edhe me Luftëtarin, si dhe numëron eksperienca të ndryshme në Greqi, Portugali, Holandë dhe Qipro. I urojmë suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi!”, njofton klubi kurbinas. / abcnews.al