“Kërkojmë dy budallenj”, gjobiten turistët që bënë sërf në Venecia dhe inatosën kryebashkiakun

schedule21:10 - 18 Gusht, 2022

schedule 21:10 - 18 Gusht, 2022

Dy turistë që bënë sërf në Kanalin e Venecias, janë identifikuar, gjurmuar dhe gjobitur nga autoritetet në qytetin italian.

Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro, i quajti budallenj dy turistët që u filmuan teksa manovronin mes varkave. Ai ofroi një darkë në një restorant për këdo që mund t’i identifikonte.

Policia e Venecias ra shpejt në gjurmët e tyre dhe, pasi i gjeti, i gjobiti me nga 1500 euro, ndërsa u konfiskuan dërrasat elektrike të sërfit.

“Faleminderit të gjithëve për ndihmën tuaj”, shkroi kryebashkiaku i Venecias në një mesazh në Twitter, duke shtuar se qeveria e qytetit synonte të padiste turistët dhe të informonte konsullatat e vendeve të tyre për sjelljen e tyre. /abcnews.al