Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me dy viktima në Vlorë. Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë nga atentati mafioz në rrugën Vlorë-Levan.
Ekzekutimi i tyre ka qenë i mirëmenduar, pasi mësohet se njëri nga viktimat, Shpati Lena përdorte vetëm mjete të blinduara kur qarkullonte dhe ruhej mirë. Ndërsa sot ka ndryshuar mjet, duke marrë makinën që u bë shosh nga plumbat e cila nuk ishte e blinduar.
Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.
Sipas burimeve autorët i kanë ndjekur që nga Vlora, për t’i vrarë më pas në autostradën që të çon në Fier.
Kujtojmë se autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave dhe kanë qëlluar, më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina e viktimave është bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit./abcnews.al/