Iluzionet optike janë një test i shkëlqyer që na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe se si mendojmë. Ndonjëherë mjafton të vështroni një iluzion për një kohë të shkurtër për të zbuluar sekretet e nënndërgjegjes tuaj. Një përdorues i TikTok-ut ka ndarë së fundmi një iluzion optik.
Ky iluzion optik zbulon se çfarë lloj personi je – a je i organizuar mirë, nëse i përket llojit të personit “lider” apo je i pavarur dhe agresiv? E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shikoni foton dhe të kuptoni se çfarë keni parë së pari – fabrikën dhe tymin apo gruan?
Nëse keni parë fabrikën dhe tymin, jeni mirë të organizuar, por keni problem të hapeni me njerëzit e tjerë, si dhe të takoni njerëz të rinj. Nëse keni parë një grua, atëherë jeni të pavarur dhe agresiv. Nuk i shfaqni aq lehtë emocionet tuaja, por nuk e keni problem të njiheni me të tjerët dhe të ndani mendimet tuaja./abcnews.al