MALIQ – Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur arkën e xhamisë në fshatin Podgorie në Maliq.
Policia njofton se ngjarja është shënuar ditën e djeshme ndërsa po punohet për kapjen e atutorëve.
Njoftimi:
Më datë 14.08.2022, në fshatin Podgorie, Maliq, është konstatuar e hapur arka e xhamisë së fshatit, ku është marrë një sasi e vogël parash. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/