Në konferencën për shtyp, Jose Mourinho komentoi suksesin e Romës mbrëmjen e djeshme me fitoren minimale ndaj Salernitanes.
“Më pëlqeu gjithçka nga ndeshja. Padyshim do të isha më rehat me një rezultat të thellë, kishim shumë raste me Zaniolo, Abraham dhe Dybala. Gjithashtu më pëlqeu të shihja ekipin që ka pjekurinë e duhur.
Zakonisht këto ndeshje përfundojnë keq, por këtë herë nuk ndodhi. Kjo ndodhi sepse kishim në fushë lojtarë si Matic dhe Ëijnaldum të cilët menaxhonin situatën.
Dybala dhe Zaniolo? Një çift perfekt, të jashtëzakonshëm./ h.ll/abcnews.al