Një burrë i propozoi të dashurës së tij duke i gdhendur unazën e fejesës në plazhin e tyre të preferuar. 28 vjeçari George Smith punësoi fshehurazi një artist për të krijuar vizatimin përpara se të befasonte të dashurën prej shumë kohësh, Rachel Hunter, 25 vjeç.
“Rachel, do të martohesh me mua? GHS.”, shkruhej në rërë. Më pas, George u ul në një gju dhe i propozoi Rachel-it përpara se t’i dhuronte unazën e diamantit. “Doja të bëja diçka të veçantë për propozimin në King Edëard’s Bay, i cili është plazhi ynë i preferuar.”, tha ai.
“Kam kontaktuar me artisten Claire Eason për të kopjuar unazën që i kisha blerë Rachel, në mënyrë që ajo të shihte nga shkëmbi. Isha në pani dhe shqetësohesha se do të shkonim në plazh dhe do të shihni se dizajni do të ishte fshirë. Ajo u befasua dhe tha “po””, shtoi i riu.
/abcews.al