Moti gjatë këtyre dy ditëve të fundit, ku një pjesë e mirë e vendit është pushtuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta ka bërë që mjaft qyetarë që kanë lënë pushimet për në gjysmën e dytë të gushtit të shqetësohen për mbarëvajtjen e tyre.
Por, si do të jenë temperaturat gjatë dy javëve në vijim?
Sipas “Meteoalb”, pavarësisht çfarë ndodhi dje dhe sot, moti pritet të përmirësohet duke nisur nga pasditja e ditës së nesërme dhe kështu do të jetë gjatë gjithë javës.
Temperaturat maksimale gjatë dy javëve të fundit të gushtit pritet të vërtiten në rreth 30 gradë Celsius duke krijuar një mot tepër të favorshëm për të bërë plazh.
Megjithatë, pavarësisht se do të jetë diell, tashmë temperaturat maksimale si ato të korrikut quhen të ikura. Tregues i kësaj ishin edhe shirat e rrëmbyeshëm dje duke bërë që kryeqytetasit dhe banorë të disa qyteteve të vendit të përjetonin për disa orë vjeshtën. /abcnews.al