Ekspertja shpjegon pse nuk duhet ta shihni profilin e partnerit tuaj në rrjete sociale

schedule18:08 - 12 Gusht, 2022

schedule 18:08 - 12 Gusht, 2022

Gjëja e parë që bëjnë shumica kur gjejnë një të dashur është të shohin mirë rrjetet e tyre sociale. Ndonjëherë, kjo kthehet në diçka më shumë ndaj mund të bëhet zakon dhe të kalojnë më shumë kohë në profilet e tyre. Një eksperte ka shpjeguar pse kjo nuk është e mirë.

Lisa, një terapiste për martesat, ndau një mendim për këtë. Ajo shpjegon pse është e rëndësishme psikologjikisht të shmanget shikimi i profilit të një “partneri potencial” në Instagram. Ajo pretendon se shikimi i postimeve të dikujt mund t’ju bëjë të fiksoheni për atë që bën ai dhe me kë kalon kohë.

“Në fazën fillestare, kur filloni të shikoni profilet dhe “hyni” në botën e tyre, ka shumë mundësi që t’ju brejë koka. Do të filloni të mendoni “Kush është ajo vajzë?”, shprehet ajo. Lisa theksoi se për shkak të Instagramit mund të bëhemi shumë të fiksuar pas jetës së dikujt që nuk e njohim plotësisht.

Ajo gjithashtu theksoi se në vend që të studioni profilin e të dashurit tuaj, është më mirë të përpiqeni të dilni dhe të takoni sa më shpesh atë person. Lisa gjithashtu shpjegoi se si duke parë profilin e atij personi mund të hapni edhe disa përvoja të mëparshme.

Për shembull nëse keni pasur probleme besimi, mund të përfundoni duke kërkuar shenja të së njëjtës sjellje në profilin e atij personi. Meqenëse mediat sociale ndonjëherë mund të jenë të vështira për t’u shmangur, Lisa pranoi se ka disa mënyra për ta bërë këtë.

“Një strategji e shkëlqyer është të mos e shtoni personin si mik derisa ta njihni fillimisht. Një qasje tjetër është thjesht të hiqni aplikacionin nga telefoni juaj derisa të mos keni më nevojë të qëndroni në profilet e atij personi,” tha ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!