Dy slita rrëshqitëse në parkun Legoland në Gjermani janë përplasur duke lënë të plagosur më shumë se 30 persona. sipas BBC njëri prej të plagosurve ka lëndime të rënda.
Sipas parkut, aksidenti ka ndodhur pasi dy trena me rrota janë përplasur me njëri-tjetrin.
Legoland tha se kishte nisur menjëherë një hetim të plotë dhe parku do të mbyllet për momentin.
Kompania tha se aksidenti ndodhi pasi një tren me rrota u ndal dhe një tren tjetër “nuk u ndal plotësisht për arsye të panjohura deri më tani dhe u përplas”.
Gjithsej 38 persona ishin në të dy trenat, tha parku, dhe 31 prej tyre pësuan lëndime të lehta.
Tre helikopterë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, raportojnë mediet gjermane.
Germany hours ago;
31 injured, one in critical condition, in an accident on a roller coaster at Legoland in Günzburg, Swabia – police said on Thursday
Bei einem Unfall auf einer Achterbahn im Legoland im schwäbischen Günzburg sind 31 Menschen verletzt worden, einer davon schwer pic.twitter.com/uS53pCXR10
— @KassMedefer (@KMedefer) August 11, 2022
Sipas faqes së internetit të Legoland, udhëtimi i Fire Dragon është i përshtatshëm për fëmijët e moshës gjashtë vjeç e lart, të cilët shoqërohen nga të rritur, dhe tetë vjeç e lart kur janë të pashoqëruar.
Në një deklaratë, Legoland Gjermani, e cila do të hapet përsëri të Premten, tha: “Stafi ndoqi menjëherë procedurat e sigurisë dhe mysafirët u evakuuan menjëherë nga trenat.”
/Abcnews.al/