“Të parandalojmë fatkeqësinë bërthamore”, edhe IAEA në alarm për Zaporizhzhian

schedule22:49 - 11 Gusht, 2022

schedule 22:49 - 11 Gusht, 2022

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka kërkuar qasje në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia sa më shpejt të jetë e mundur për të konstatuar sigurinë e tij pas sulmeve të shumta që goditën kompleksin.

“Unë kërkoj që të dyja palët të bashkëpunojnë dhe të lejojnë që një mision i IAEA të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rafael Mariano Grossi në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Grossi tha se IAEA kishte marrë përditësime nga Ukraina dhe Rusia, por se informacioni i dhënë ishte shpesh kontradiktor.

“Kështu që unë propozoj, të lutem që të thirret ky mision sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai, duke shtuar se parandalimi i një fatkeqësie bërthamore ishte një përgjegjësi kolektive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!