U plagos nga bashkëjetuesja, del nga spitali Vali Corleone

schedule18:02 - 11 Gusht, 2022

schedule 18:02 - 11 Gusht, 2022

Princ Valentino Corleone, i cili u plagos mëngjesin e sotëm nga bashkëjetuesja e tij, Anita Syla, ka dalë nga spitali. Këtë për Express e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli. Ai tha se Corleone ka qenë i plagosur në këmbën e djathtë.

LEXO EDHE: Dalin detaje të reja, kush është 22-vjeçarja që plagosi Vali Corleonen dhe “lidhja” e saj me Morena Tarakun

Motivet që çuan deri te plagosja e Corleones mbeten të panjohura momentalisht, ndërsa rasti në polici është hapur si “vrasje në tentativë”. Anita nuk është një emër i panjohur për publikun. Ajo ka pasur disa përplasje dhe me këngëtaren Morena Taraku.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!