Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, foli për portin e ri të Durrësit.
Balluku tha se Porti i ri do t’i japë Durrësit por edhe Shqipërisë një rritje të madhe ekonomike dhe një zhvillim zonës.
Sipas saj numri i lartë i turistëve e bën të domosdoshëm pasjen e një porti të ri, i cili do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë por edhe rajonit.
“Sa i përket ekonomisë, ekonomia do të sjellë një shpërthim në atë zonë, jo vetëm për ndërtimin e kësaj balline ujore, por edhe për marinën që do të ndërtohet në portin e Durrësit. Para se të niste ky projekt ne kemi patur shumë ankesa nga qytetarët sa i përket ndotjes akustike. Një port i ndërtuar shumë herët kur qyteti nuk kishte këtë zhvillim, nuk kishte kaq shumë turistë, duke marrë parasysh të gjitha ankesat, ne kemi vendosur para se ky projekt të niste që Porti i Durrësit të zhvillohej në një zonë industriale, që të kishim një port modern që t’i përgjigjet kërkesave jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë rajonit. Kompania holandeze është në hapat e prezantimit të një projekti të madh”, tha Balluku.
/Abcnews.al/