Një aksident ndodhi pak pas mesditës së sotme në zonën e sheshit Shqiponja në Tiranë. Siç shihet edhe nga fotot e ardhura në redaksinë e abcneës.al, një autoambulancë është përplasur me një autoveturë tip “Mercedes Benz” në kryqëzim.
Mësohet se autoambulanca ka patur pacientë brenda dhe ka qenë duke shkuar në spital. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al