STATISTIKAT/ Abcnews.al, zgjedhja e parë e shqiptarëve edhe gjatë muajve të verës. Platforma që po thyen çdo rekord në mediat online vendase

schedule13:16 - 10 Gusht, 2022

schedule 13:16 - 10 Gusht, 2022

U bë më shumë se një vit tashmë që Abcnews.al vijon të jetë në krye të tregut të mediave online në Shqipëri, fakt i cili është rikonfirmuar edhe gjatë muajve të verës, ku diferenca është thelluar ndjeshëm.

Me një redaksi të përbërë prej profesionistëve më të mirë të tregut, Abcnews.al raporton saktë dhe në mënyrë objektive të gjitha zhvillimet gjatë 24 orëve nga vendi, rajoni dhe bota, gjë e cila është shpërblyer më së miri me besimin e lexuesve.

Te dhenat statistikore te interaktivitetit ne Facebook te faqeve te mediave me te medha ne Shqiperi. Sic shihet, faqja e Abcnews.al udheheq me me 2.4 milione, me nje diference te theksuar nga ndjekesit me te afert.

Kjo konfirmohet nga të dhënat zyrtare të Google, Youtube, Instagram si edhe nga vetë Facebook. Sipas të dhënave më të fundit të kësaj platforma, faqja “Abc News Albania” renditet e para për numrin më të lartë të interaktivitetit të lexuesve në rrjetet sociale duke lënë pas të gjitha mediat e tjera në Shqipëri.

Vetëm gjatë kësaj jave, faqja e Facebook e Abcnews.al ka numëruar më shumë se 2.4 milionë ndërveprime nga lexuesit, ndërsa numri mesatar i leximeve në WEB gjatë një jave është rreth 9.6 milionë.

Ecuria e interaktivitetit ne Facebook gjate muajve te fundit

Sa i përket raportit numër ndjekësish/ interaktivitet, Abcnews.al ka një indeks 6.6, kurse ndjekësi ynë më i afërt në Shqipëri e ka 3.6, gjë që konfirmon rikthimin e lartë të lexuesve në platformën tonë.

Rritja e Abcnews.al ka ardhur në mënyrë progresive nga muaji në muaj duke u konsoliduar tashmë si zgjedhja e parë e shqiptarëve për leximin e lajmeve online.

Ne besojmë se krahas punës së palodhur dhe profesionalizmit të stafit, shkaku kryesor i këtij suksesi dhe besimit të madh të shqiptarëve te kjo platformë është pavarësia editoriale e abcnews.al në një periudhë ku propaganda dhe “fake news” kanë pushtuar rrjetet sociale dhe mediat online në Shqipëri.

Faleminderit që qendroni me ne! /E.S

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!