Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 55-vjeçari Luan Hushi, i cili u plagos paraditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.
Pas një konflikti në një zonë të pyllëzuar, K.Q plagosi me armë zjarri kallashnikov 55-vjeçarin, i cili mori plagë në bark.
Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Mësohet se shkak i sherrit ka qenë konflikti për një sipërfaqe me ullinj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 të ditës së sotme, 10 gusht.
/Abcnews.al/