Luan Hushi mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri ditën e sotme (10 gusht) në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.
Abc mëson se 55-vjeçari mori plagë në bark.
Ngjarja ka ndodhur në pyll dhe sipas një banori sherri ka ndodhur për një sipërfaqe me ullinj.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit.
Njoftimi i policisë
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
/Abcnews.al/