Këtë të enjte do të vijojë ndikimi i masave ajrore jugperëndimore, duke diktuar kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë paradites. Por mesdita dhe në vijim do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar herë pas-here shira, ndërsa sërisht në mbrëmje moti do të përmirësohet
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ditore duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C mëngjesi deri në 27°C mesdita. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

