Nutricionistja paralajmëron: Çfarë duhet të kini kujdes kur blini mishin te kasapi

schedule13:27 - 9 Gusht, 2022

schedule 13:27 - 9 Gusht, 2022

Çmimet me ofertë të ushqimeve janë shumë joshëse, por mund të ndodhë që, kur të ktheheni në shtëpi, të kuptoni se i keni humbur paratë dhe se duhet të hidhni pjesën më të madhe të tyre.

Nutricionistja, Branka Mirković ka njoftuar se duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe veçanërisht mishit kur në momentin që e blejmë është i ngrirë.

Sipas saj, nuk duhet të blini mish të shkrirë dhe që shitet me çmim më të ulët dhe nuk tregohet data e skadencës.

Gjithashtu kushtojini vëmendje produkteve të peshkut. Kur bëhet fjalë për këtë ushqim, qeset janë zakonisht në një ngjyrë, kështu që ju nuk mund ta shihni përmbajtjen. Pra bëni si më poshtë: merrni qesen në duar dhe nëse vini re se është një kub akulli, mos blini peshk sepse do të thotë se nuk është ruajtur siç duhet dhe se është shkrirë pjesërisht.

E njëjta gjë vlen edhe për perimet dhe frutat. Shkrirja dhe ngrirja e pjesshme shkatërron vetitë ushqyese dhe strukturën e këtyre ushqimeve./abcnews.al