Dy persona nga Tirana kanë humbur prej ditësh kontaktet me familjet e tyre duke ngritur në këmbë policinë. Blutë bëjnë me dije se familjarët e tyre janë paraqitur në komisariat dhe kanë denoncuar humbjen e tyre duke kërkuar vënien në lëvizje të policisë për gjetjen e tyre.
Policia ka filluar kërkimin e të humburve te të afërmit, por edhe duke njoftuar patrullat nëse i shohin në rrugë. /abcnews.al