U bë i njohur për krijimin e golfit ikonik të Steve Jobs, ndahet nga jeta stilisti i famshëm

schedule11:30 - 9 Gusht, 2022

schedule 11:30 - 9 Gusht, 2022

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, stilisti revolucionar japonez i modës, Issey Miyake.

I njohur për stilet dhe parfumet e tij inovative, Miyake ndërtoi një markë globale të modës, e cila u bë e famshme për dizanjimin e golfeve ikonik të Steve Jobs.

Miyake gjithshtu ishte i njohur për eksperimentimin me teknikat tradicionale dhe moderne gjatë karrierës së tij prej më shumë se 50 vjeçare.

Ai vdiq nga kanceri në mëlçi të premten dhe sot është bërë funerali privat, raportojnë mediat japoneze./abcnews.al