Vendi ynë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës. Por vranësirat po shtohen në pothuajse të gjithë territorin. Këto vranësira pritet të sjellin shira, ndërsa pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.
Gjatë mesditës sot në Tiranë ka pasur reshje shiu në zona të ndryshme, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Temperaturat e ajrit do të ulen pasdite duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
/abcnews.al/