Pep Guardiola ka mbrojtur lojtarin e tij. Trajneri katalanas iu referua Erling Haaland dhe theksoi se ai nuk duhet të pranojë më shumë presion sesa ndjen.
“Ne e morëm sepse ai shënon. Kaq e thjeshte. Ai është një talent i jashtëzakonshëm. Ai ka nevojë për kohën e tij sepse edhe ai kishte një dëmtim në fund të sezonit të kaluar. Ai duhet të gjejë një ritëm, të gjejë mundësitë e tij.
Ne nuk po i kërkojmë Erlingut, apo askujt, të bëjë gjithçka në fushë. Lëreni të bëjë atë që ka mësuar gjithë jetën dhe pjesa tjetër do të vijë. Kështu që… kini kujdes se çfarë thoni për të”. /abcnews.al/
?️ “Be careful what you say.”
Pep Guardiola believes Erling Haaland is going to deny all the opinions because he is going to score goals ? pic.twitter.com/v2oRbTkxpg
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 6, 2022