U desh një tragjedi për të vepruar, shumë motorë e skafe në Vlorë pa dokumente, bllokohen 33 mjete lundrimi

schedule14:52 - 5 Gusht, 2022

schedule 14:52 - 5 Gusht, 2022

VLORË – U desh që vogëlushja 7-vjeçare të vritej tragjikisht nga skafi në bregun e plazhit të Potamit në Himarë, që policia të “bëhej e gjallë” dhe të kujtohej për rrezikun që vjen nga motorët dhe mjetet e tjera lundrueses.

Mësohet se gjatë kontrolleve të fundit për  Jet Ski, gomone, skafe e varka janë gjetur shumë prej tyre me shkelje në dokumentacionin përkatës.

Vetëm sot në Vlorë mësohet se janë bllokuar 33 dokumentacione, me qëllim verifikimin e tyre nga policia kufitare dhe ajo e rendit. Deri në verifikimin e plotë, dokumentacionin për mjetet lundruese nuk do të kthehen tek pronarët. Kështu rrjedhimisht as motorët e ujit nuk do të lundrojnë dot.

Kontrollet e policisë Kufitare janë shtrirë në të gjithë vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë. Vetëm në Vlorë janë tre pika të bllokimit, në Tripot, Zvërnec dhe në pikën e Delta Force në Rradhimë dhe në Portò Palermo Himarë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!