Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot tek ngjarja kriminale e ndodhur tre ditë më parë në Potam të Himarës ku polici Arjan Tase, vrau me skaf një 7-vjeçare.
Berisha tha se skafi i përket Adhurim Kushit duke e cilësuar si një nga “çunat e Londrës” duke nënkuptuar veprimtaritë ilegale që ata merren.
Berisha ka akuzuar edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se është anëtar i një shoqate detare ku bëjnë pjesë edhe trafikantë droge.
“Tentoi të largohej po janë zhdukur kamerat e skenës se krimit. Persona si Arjan Tase kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato. Aty ka dëshmitarë dhe aty ka dëshmi. I kërkoi Edi Ramës të shkarkojë menjëherë dy ministrat përgjegjës, Kumbaron dhe Cucin.”
FJALA E BERISHËS:
Falënderoj të gjithë qytetarët që vetorganizuan një proteste qytetare të madhe, për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe për çdo vend, po të kishte ndodhur. Të dhënat që dalin rreth këtij problem, gjithçka flasin për një krim të mirëfilltë shtetëror.
Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthyer në detyrë nga dy ministrat, nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat. Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë faktet.
/abcnews.al/