U përfol se do të largohet nga muzika, Noizy tregon se si qëndron e vërteta

schedule08:45 - 5 Gusht, 2022

schedule 08:45 - 5 Gusht, 2022

Noizy ka sqaruar thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi se pas koncertit të madh të paralajmëruar këtë verë, do të largohet nga muzika. në një intervistë që ka dhënë për emisionin “Pushime On Top”, reperi ka treguar se si qëndron e vërteta.

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artistë të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj.

Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, është shprehur Noizy. Ndërkohë, reperi sqaroi se pas koncertit do të vazhdojë të punojë me një album. Sakaq, ai theksoi se dëshiron që të sjellë një duet dhe me Elvana Gjatën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!