Mbrëmjen e sotme ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, me qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë para Ministrisë së Brendshme, ku kërkohej drejtësi për vogëlushen 7-vjeçare Jonada Avdia, e cila u vra dy ditë më parë në Himarë, ndërsa luante në breg të detit ku u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase.
Në protestë nuk kanë munguar as fëmijët të cilët mbanin në duar pankarta, ku kërkoni drejtësi, që askush tjetër mos ketë më fatin e keq të Jonadës së vogël.
Disa nga pankartat më pikante: