Rreth 170 persona mes të cilëve edhe shqiptarë, janë evakuuar këtë të martë nga Talence, Francë. Kërkesa për evakuim ishte lëshuar që me 12 Shkurt nga Prefektura e Gironde. Që nga nëntori, nëntë ndërtesa që i përkisnin Universitetit të Bordosë u pushtuan nga 170 të huaj, shqiptarë, gjeorgjianë, nigerianë, guenianë, marokenë, algjerianë…
Prefektura specifikoi se qëndrimi i tyre aty ishte rrezik për vetë ata dhe banorët përreth, raporton francebleu.fr.
Në ata zonë një zjarr kishte shpërthyer më 11 prill. Ndërkohë, sipas Prefekturës së Gironde, për banorët është ofruar një zgjidhje për strehim të përkohshëm.
Shteti dhe Universiteti i Bordosë po punojnë për një projekt strehimi të përkohshëm për azilkërkuesit. Këto strehim të përkohshëm do të instalohen në javët e ardhshme./abcnews.al

