Berisha te familja e 7-vjeçares: E vrau xhelati skafist i qeverisë, imitoi ministrin e tij

schedule11:32 - 4 Gusht, 2022

schedule 11:32 - 4 Gusht, 2022

Dy ditë pas tragjedisë së Himarës, ky vogëlushja 7-vjeçare vdiq tragjikisht pas goditjes nga skafi, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhej për një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia. Ai i shprehu ngushëllimet edhe në emër të Partisë Demokratike, por theksoi se ndodhej aty si qytetar. Ngjarja ka tronditur çdo shqiptar dhe sipas tij bëhet akoma më e rëndë pasi “autor i krimit horror është një xhelat i qeverisë.”

Berisha:  Erdha si qytetar për t’i shprehur ngushëllimet familjes së Jonadës e cila humbi jetën nga një krim horror. Ngjarja ka tronditur thellë çdo shqiptar, çdo njeri. Si krim i shëmtuar duhet të ishte vetëm një individ si ai që e kreu. Kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, nëse do të kryhej nga një qytetar i thjeshtë. Ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, me një mjet monstruoz krimi siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi motorë. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, 3-4 metra. Komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë. Ju i keni vetë rastet nuk është rasti për t’i numëruar me radhë. Nuk është absolutisht rastësi ky xhelat skafist, nuk bëri asgjë tjetër ve֛çse imitoi ministrin e tij me skaf.

Si ndodhi tragjedia ne Himarë

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan.

Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte i tij, por ia ka marrë një të afërmi për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë, ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Lexo edhe: Policia e mbajti të fshehur, zbulohet pronari i skafit me te cilin Arjan Tase e vrau 7-vjeçaren ne Himarë

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi.

Tase ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

/abcnews.al/