Luis Hamilton ka menduar të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, teksa piloti britanik është bërë aksioner i skuadrës së njohur në NFL.
Hamilton është zyrtarisht pjesë e presidencës së skuadrës së futbollit amerikan të Denver Broncos.
Lajmin e ka dhënë vetë shtatë herë kampioni i botës me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“I lumtur që i bashkohem këtij grupi pronarësh dhe të jem pjesë e historisë së Denver Broncos. Bëhet fjalë për një mundësi unike në jetë, për të pasur impakt në sport dhe të punosh me një ekip që ka famë botërore”, tha britaniku, i cili ka blerë një pjesë të aksioneve të skuadrës së njohur në NFL. /f.a/abcnews.al