Luftëtari dhe Flamurtari ndanë pikët në Superligën shqiptare, ndërsa trajnerët patën vërejtje për mënyrën sesi shkoi ndeshja. Hasan Lika i vendasve dhe Shpëtim Duro i miqve prisnin më shumë.
Barazimi nuk kënaqi askënd.
Vendasit në Gjirokastër humbën një shans për të marrë pikë të plota dhe për t’iu larguar fundit të renditjes në Superligë.
Trajneri i Luftëtarit e vlerëson kështu gjendjen dhe shifrat 1-1 ndaj Flamurtarit.
Po trajneri i Flamurtarit, pretendent për Europën, si ndihet pasi ekipi i tij shpërdoroi epërsinë dhe nuk mori dot fitoren.
Luftëtari një ekip shumë i mirë, nuk e meriton vendin që ka, por sot ne ishim më pranë fitores dhe ndjej keqardhje./abcnews.al