“Po na vjedhin çdo natë”, banorët e fshatrave të Levanit dalin në protestë

schedule15:18 - 21 Maj, 2019

schedule 15:18 - 21 Maj, 2019

Banorët e Bishanit, Poros, Pishës dhe Martinës në njësinë administrative Levan në Fier kanë protestuar pasi sipas tyre, kohët e fundit në zonë po vidhen shumë shtëpi. Ata thanë se çdo natë në fshat vidhen bagëtitë.

Rastet janë denoncuar në polici, por autorët nuk janë kapur. Në mbështetje të banoreve ishte dhe kryetari i PD-së së Fierit Luan Baçi. Ai i kërkoi policisë të zbulojnë grupet e hajdutëve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!